Frank O’Farrel është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare. Ai ka qenë trajner i Manchester United dhe Leicester City.
O’Farrel e mori drejtimin e United në vitin 1971 dhe për 18 muaj qëndroi në stol, ndërkohë që për tre vite më parë kishte qenë trajner i Leicester.
United pasi ka mësuar lajmin e hidhur, mes të tjerash shkruan: “Jemi thellësisht të trishtuar pas lajmit se ish-trajneri tonë Frank O’Farrel u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare
Drejtimi 18-mujor i Frank në krye të United kishte luhatjet e veta, por nuk ka asnjë pikë dyshimi se ai ishte një menaxher i talentuar dhe një njeri me integritet të pacenueshëm”.