Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndeshjen e parë në UEFA Nations League, ku përballë do të ketë Bjellorusinë.
Të lidhura
None found
Kuqezinjtë zhvilluan pasditen e sotme seancën e fundit zyrtare stërvitore përpara takimit. Puna e skuadrës së drejtuar nga Rolando Maran u përqendrua te aspekti fizik dhe zbatimi i skemave taktike.
Sipas Departamentit të Komunikimit në FSHF, ekipi u stërvit i plotë, pasi Kristjan Asllani iu bashkua grupit. Ndërkohë, Klisman Cake vazhdon rikuperimin dhe nuk do të jetë në dispozicion për sfidën kundër Bjellorusisë.
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi do të zhvillohet nesër në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Tifozët mund të sigurojnë biletat online përmes ebileta.al ose në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.
