Lorent Tolaj ka nisur të lërë gjurmë te Bristol City në Championship-in anglez. Në vetëm 4 paraqitje me skuadrën e re, sulmuesi shqiptar 24-vjeçar ka regjistruar 1 gol dhe 1 asist, duke qenë përcaktues me kontributin e tij në 2 ndeshjet e fundit.
Të lidhura
None found
Paraqitjet e deritanishme po e justifikojnë investimin prej 4.7 milionë eurosh që Bristol City i pagoi Plymouth për sulmuesin shqiptar. Megjithatë, forma e tij e mirë mund t’i ndërlikojë planet e Kombëtares shqiptare.
Ecuria bindëse e Tolajt ka rritur ndjeshëm vëmendjen edhe në kampet e Zvicrës dhe Kosovës. Qendërsulmuesi mund të zgjedhë të përfaqësojë Zvicrën, Kosovën ose Shqipërinë, ndërsa profili i tij do t’u shërbente shumë kuqezinjve, veçanërisht duke pasur parasysh se lojtarë me karakteristika të ngjashme janë drejt fundit të karrierës, si Rey Manaj, 29 vjeç, dhe Mirlind Daku, 28 vjeç.
Nëse 24-vjeçari ruan ritmin aktual ose vijon të përmirësohet më tej, konkurrenca mes këtij “trekëndëshi” përfaqësuesesh për shërbimet e tij pritet të bëhet edhe më e fortë.
