Skuadra e Tottenham Hotspur ka konfirmuar trajnerin e ri deri në fund të këtij sezoni.
Klubi i Spurs dje gjatë ditës largoi nga stoli trajnerin portugez, Jose Mourinho, shkruan IndeksOnline
Edhe pse u mendua se Tottenham pritet të gjejë një trajner të ri gjatë këtyre ditëve, përmes komunikatës zyrtare ka treguar se rolin e trajnerit do ta marrë Ryan Mason.
“Ne mund të konfirmojmë se Ryan Mason do të emërohet trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit”, shkruhet në njoftimin e klubit.
29-vjeçari bëhet një nga trajnerët më të ri në histori të Premierligës.
Ai u largua nga futbolli gjatë vitit 2017, pasi pësoi një lëndim të tmerrshëm në ndeshjen kundër Chelseat. Ai kishte një kontakt në ajër me mbrojtësin Gary Cahill.
Following the departure of Jose Mourinho, we can now confirm that Ryan Mason will take charge as Interim Head Coach for the remainder of the season.#THFC ⚪️ #COYS
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) April 20, 2021