Tirana nuk ia doli të fitonte në derbin kundër Partizanit mbrëmjen e djeshme, pasi dueli u mbyll me rezultatin 0-0. Trajneri Orges Shehi u pajtua me rezultatin, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë ai u bë edhe protagonist.
Durrsaku, i cili vite më parë ka qenë edhe pjesë e Partizanit, në fundin e pjesës së parë bëri një gjest të bukur, në momentin që u dëmtua sulmuesi i “demave”, Erald Çinari.
Shkodrani u përplas me Richard Danso dhe ky i fundit edhe u pezullua me karton të verdhë. Shehi vrapoi te lojtari i Partizanit, për të parë si ishte, dhe i tërhoqi vëmendjen ganezit të skuadrës së tij.
Në ato momente pati pak frikë për dëmtimin e Çinarit, pasi në fushë hynë mjekët dhe barela ishte gati ta nxirrej nga fusha sulmuesin anësor. Gjithsesi dëmtimi i futbollistit të Partizanit nuk ishte serioz dhe ai u çua në këmbë dhe vazhdoi lojën.