Dusan Vlahoviç është një emër i nxehtë në merkato.
Sulmuesi serb është në një formë fantastike dhe golat e tij të shumtë janë duke mahnitur ekipet e mëdha evropiane. Deri më tani, Arsenal është ekipi i parë që ka bërë ofertën zyrtare drejt Fiorentinës për lojtarin në fjalë.
Topçinjtë kanë ofruar 70 milion euro për bomberin e ‘La Viola”. Fiorentina është e gatshme ta shesë për këtë shifër por problemi është se Vlahoviç nuk e dëshiron klubin anglez. Gjithësesi intensiteti i të dyja palëve është ende i nxehtë.
Nga ana tjetër shohim një Juventus i cili nuk dorëzohet për të fituar shërbimet e Dusan. “Zonja e Vjetër” thuhet nga “TuttoSport” se do të ofrojë 60 milion euro plus bonuse për shërbimet e sulmuesit. Juventus favorizohet dhe nga fakti se Vlahoviç dëshiron qëndrimin në Itali./ h.ll/albeu.com