Rrugët e Real Madridit dhe Isco Alarcon do të ndahen më 30 qershor, ditë në të cilën lojtarit i përfundon kontrata me bardhezinjtë.
Ka disa klube që janë interesuar për lojtarin për sezonin e ardhshëm dhe ajo që është në pozicionin më të mirë është Sevilla, raporton MundoDeportivo.
Julen Lopetegui është mbështetësi i madh i ardhjes së Isco-s, i cili shikon pozitivisht rinisjen e karrierës së tij në Sanchez-Pizjuan. /albeu.com/