Seria A: Gjobë për Interin gjatë ndeshjes ndaj Napolit

Interi është gjobitur nga gjykata sportive për thirrjet diskriminale të tifozëve vendas ndaj lojtarëve të Napolit.

Tifozët zikaltër kanë brohoritur në mënyre diskriminuese ndaj lojtarëve kundërshtare pothuajse gjatë gjithë kohës dhe kështu, gjykata sportive italiane ka arritur në përfundimin se Inter do të gjobitet me shumën prej 12 mijë eurosh për këtë arsye.

Ndeshja e zhvilluar në Meazza u mbyll në favor të zikaltërve me rezultatin 3-2./h.ll/albeu.com


Shtuar 23.11.2021 17:15