Në një intervistë për “GazzettadelloSport”, Ish- mesfushori i Milan-it dhe Inter-it ka folur për derbin dhe për zikaltërit.
“ Interi ka mjaftueshëm kohë për t’u rikthyer në garën për skudeton. Jam i kënaqur që shoh Dzekon në këtë nivel loje, ai është përshtatur në mënyrën më të mirë të mundshme me ekipin e Inter-it.
Ai ka mbuluar në mënyrë perfekte largimin e Lukakut. Për vendin e parë Interi ka ende kohë , ka lojtarë shumë të mirë e të palodhur si Barella, Brozovic, Lautaro dhe Perisiç.
Interi është një ekip shumë i fortë fizikisht dhe taktikisht , kjo gjë e bën akoma favorit për skudeton. Simone Inazghi është trajneri i duhur për zikaltërit që pas largimit të Contes, ai ka për të bërë shumë mirë tek Interi.
Në kohën e tij Lazio shënonte shumë gola dhe këtë gjë po e transmeton edhe tek klubi i tij aktual, Interi”./h.ll/albeu.com