Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, ka shprehur dëshirën e tij që të përballet me Barcelonën në raundin e play-offit të Ligës së Evropës.
Pasi përfundoi e dyta në Grupin E, skuadra e Sarrit duhet të luajë në play-off. Ata do të duhet të përballen me një nga tetë skuadrat që dolën në vendet e treta në grupet e tyre të Ligës së Kampionëve.
Kur u pyet për kundërshtarin e tij të preferuar në raundin e ardhshëm në Ligën e Evropës, Sarri për Sky Sports Italia ka thënë se do ta donte Barcelonën.
“Do të doja të ndeshesha me Barcelonën sepse është i vetmi ekip me të cilin nuk jam përballur kurrë në karrierën time”, deklaroi ai. /albeu/com/