Salah dërgon Egjiptin në çerekfinale të Kupës së Afrikës (VIDEO)

Egjipti ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Afrikës, pasi e ka mposhtur Bregun e Fildishtë përmes penalltive.

Gjatë pjesës së parë kishte raste, por mungonte konkretizimi në dy anët.

Edhe gjatë pjesës së dytë, ishte e njëjta gjë.

Ndeshja shkoi më pas në vazhdime dhe në penallti, pasi loja përfundoi pa gola.

Te Bregu i Fildishtë të saktë nga penalltia ishin: Nicolas Pepe, Ibrahim Sangare, Maxwel Corent dhe Wilfred Zaha, teksa i vetmi që gaboi ishte Eric Bailly.

Ndërsa te Egjipti ishin Zizo, Amr Al Sulaya, Omar Kamal, Mohamed Abdelmoneim dhe Mohamed Salah.


Shtuar 26.01.2022 20:22