Deputeti Kliti Hoti u lëndua gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, ngjarje për të cilën Peleshi shprehu keqardhje dhe shqetësim. Ai i uroi shërim të shpejtë deputetit dhe deklaroi solidaritetin e tij me të dhe familjen e tij.
Peleshi u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin me shpejtësi, paanshmëri dhe transparencë rrethanat e incidentit, si edhe të gjitha rastet e tjera të lëndimeve të regjistruara gjatë protestës. Sipas tij, nëse konstatohen shkelje, autorët duhet të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit, pavarësisht se kush janë.
Të lidhura
None found
Ai theksoi se Kushtetuta garanton të drejtën për protestë paqësore dhe se kjo e drejtë duhet respektuar. Njëkohësisht, Peleshi nënvizoi se dhuna, në çdo formë, nuk mund të arsyetohet.








