Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në prag të ndeshjes me Arsenalin, Antonio Conte hodhi poshtë hipotezën e rikthimit te Juventus.
Trajneri italian, i cili ka bërë shumë mirë që nga rikthimi në Premier League, komentoi thashethemet në lidhje me rikthimin e tij të mundshëm në Torino.
“Është e pabesueshme, mosrespektim për trajnerin që punon për Juventusin dhe për mua që punoj me Tottenham. Ne sapo kemi filluar sezonin.
Unë jam i lumtur dhe po shijoj kohën time me Tottenham, me pronarin dhe me Paraticin, me të cilin kam një marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk shoh asnjë problem për të ardhmen tonë”, është shprehur Conte./ h.ll/albeu.com