Avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga çështja: “Nuk kemi marrë pagesa prej më shumë se 6 muajsh

Firma ligjore Sher Tremonte LLP ka kërkuar të ndërpresë përfaqësimin e Sean “Diddy” Combs në një proces gjyqësor për shpifje, me pretendimin se producenti muzikor nuk ka shlyer tarifat ligjore prej më shumë se gjashtë muajsh.

Të lidhura

None found

Dokumentet gjyqësore të siguruara nga Daily Mail tregojnë se firma ka depozituar një mocion për t’u larguar nga padia e ngritur prej Combs kundër Courtney Burgess, Ariel Mitchell dhe Nexstar Media Inc., kompanisë mëmë të NewsNation.

Michael Tremonte, avokat dhe partner në Sher Tremonte LLP, deklaron se Combs i detyrohet firmës shuma të konsiderueshme për punën ligjore. Ai shton se mungesa e bashkëpunimit nga klienti e ka bërë përfaqësimin “jashtëzakonisht të vështirë”.

Në shkresat e paraqitura përpara gjykatës, Tremonte theksoi: “Z. Combs ka debite të konsiderueshme ndaj Sher Tremonte për tarifat ligjore”.

Sipas avokatit, Sher Tremonte LLP ka vijuar t’i ofrojë shërbime ligjore Combs, megjithëse ai nuk ka bërë asnjë pagesë prej më shumë se gjashtë muajsh. Pagesa e fundit e tij, tha Tremonte, mbulonte tarifa dhe shpenzime të krijuara në fund të vitit 2025.

Dokumentet gjyqësore saktësojnë se “një pjesë e konsiderueshme e shumës totale të papaguar lidhet me faturat që mbeten të papaguara për më shumë se 90 ditë”.

Firma pretendon se marrëdhënia me Combs është përballur gjithashtu me një “ndërprerje të plotë të bashkëpunimit dhe komunikimit”. Avokatët thonë se, për më shumë se katër muaj, ai nuk ka qenë i arritshëm për komunikim të drejtpërdrejtë dhe në kohë rreth çështjeve të tij.

Sipas Tremonte, këto rrethana e kanë vështirësuar së tepërmi përfaqësimin dhe kanë penguar firmën që t’i sigurojë klientit shërbime ligjore efektive.

Avokatët pretendojnë se Combs është njoftuar në disa raste se, nëse nuk shlyente tarifat dhe nuk bëhej i disponueshëm për komunikim, firma do t’i drejtohej gjykatës për t’u tërhequr nga çështja.

Përfaqësuesi i Combs, megjithatë, ka kundërshtuar pretendimin se ai thjesht nuk ka pranuar të paguajë faturat. Në një deklaratë për Daily Mail, ai tha se Combs vendosi të ndryshonte ekipin ligjor, pasi pretendon se Sher Tremonte LLP po i kërkonte tarifa të tepruara.

“Kam marrë vendimin për të ndërruar avokatin sepse nuk do të lejoj askënd të përfitojë nga unë duke më ngarkuar më shumë seç duhet dhe duke më fryrë faturat që nuk janë miratuar kurrë”, deklaroi përfaqësuesi i tij.

Ai e përshkroi përplasjen si një “mosmarrëveshje biznesi”, duke sqaruar se debatet rreth tarifave të pashlyera janë pjesë e konfliktit ndërmjet palëve.

Në deklaratë u përmend edhe Jonathan Davis, për të cilin përfaqësuesi tha se ka shërbyer si avokati civil i Combs për 33 vjet. Davis ka vijuar të përfaqësojë atë dhe kompanitë e tij në procese gjyqësore në disa shtete që nga arrestimi i producentit në vitin 2024.

Combs aktualisht ndodhet në burg, pasi vitin e kaluar u shpall fajtor për dy vepra penale të lidhura me prostitucionin.

Davis deklaroi se vazhdon të jetë përfaqësuesi ligjor i Combs dhe shprehu bindjen se “e vërteta do të dalë në dritë” dhe se klienti i tij do të shfajësohet.


Shtuar 16.09.2026 22:55

sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisextrabetjojobetjojobetbahsegelizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobet