FSHF ka publikuar listën për ndeshjen ndaj Hungarisë dhe Polonisë për kualifikueset “Katar 2022”.
Tekniku italian ka përzgjedhur lojtarët që po kalojnë formën më të mirë, por fatkeqësisht ka edhe ndonjë mungesë për arsye fizike, siç janë ato të Amir Abrashit dhe Qazim Laçit. Rikthehen në përfaqësuese Leanjani, Dermaku dhe Balliu, që munguan në sfidat e shtatorit.
Nëse fitojmë këto dy sfida, Kombëtarja zyrtarisht do të siguronte fazën play off, duke synuar kështu një vend për në Katar 2022. /albeu.com/