Rei Manaj mbetet ende pjesë e Barcelonës? (FOTO LAJM)

Rei Manaj po vazhdon që të jetë pjesë e Barcelonës. Pavarësisht se është folur shumë për largimin e sulmuesit shqiptar, duket se plani ka ndryshuar te katalanasit. Koeman ka kërkuar një tjetër përforcim në sulm, por drejtuesit e klubit e kanë bërë të qartë se merkato hyrëse është mbyllur.

Në këtë mënyrë edhe Koeman do ta mendojë më mirë shitjen e Manajt. Aguero ka probleme të vjetëra me historinë e dëmtimeve të shpeshta, ndërsa Depay dhe Braithëate ngelen si dy alternativat e vetme.

Nëpërmjet një njoftimi në “Instagram”, Rei Manaj shkruan se po fillon një javë e rëndësishme, për ta konsideruar veten si pjesë e projektit të Barcelonës.

View this post on Instagram

A post shared by Rey Manaj (@reymanaj97)


Shtuar 13.08.2021 18:58