Realit i soset durimi me Hazard, belgu nuk është në planet e klubit për sezonin e ardhshëm

Real Madrid ka humbur durimin me sulmuesin Eden Hazard, të cilin duan ta shesin në afatin kalimtar veror.

Belgu u transferua në “Santiago Bernabeu” para dy viteve, mirëpo shkaku i lëndimeve afatgjatë, asnjëherë nuk ia doli të gjejë formën.

Dje, Hazard gjithashtu nuk ishte në formë në humbjen ndaj Chelseas, derisa “Los Blancos” u eliminuan nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve.

Sipas Marca, Hazard nuk është në planet e Realit për edicionin 2020/21 dhe do shitet në verë.

Ende nuk dihet për klubet e interesuara, sidoqoftë, “Galaktikët” duan të rrisin fondin për të realizuar nënshkrimin me Kylian Mbappe nga PSG-ja.

Pos Hazard, Reali pritet t’i shesë edhe Iscon dhe Marcelon.


Shtuar 6.05.2021 15:14