Reali nuk zhgënjen në Santigo Bernabeu, mposht me manita Celta Vigon (VIDEO)

Real Madridi ka arritur të fitojë ndaj Celtas Vigos ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të La Liga-s.

“Galaktikët” u rikthyen në Santiago Bernabeu  pas gati 1 viti e gjysmë dhe zhgënjyen tifozët vetëm një pjesë loje.

Ndeshja do të niste më mirë për miqtë që do të zhbllokonin rezultatin që në minutën e 4 të takimit me Mina, duke detyruar Realin të “zgjohej”. Nuk vonon shumë dhe goli i barazimit vjen me të përhershmin Karim Benzema në minutën e 24.

Goli i parë në stadiumin e ri. Megjithatë kundërshtari nuk ishte dorëzuar dhe kishte akoma për të treguar në fushë.  Cervi do të kalonte për herë të dytë në avantazh Celtan në minutën e 31.

Rezultati përfundimtar i 45 minutave të para do të ishte, 1-2.

Pjesa e dytë nis ndryshe. Reali e nis me “marsh” më të lartë dhe Benzema dërgon sërish topin në rrjetë vetëm pas një minuti lojë, duke kthyer gjithçka në barazpeshë.

Për të kaluar “Los Blancos” për herë të parë në avantazh mendoi lojtari më në formë i momentit, Vini JR në minutën e 54.

Nga ky moment Celta Vigo u “fik” dhe është momenti për golin e katërt i cili vjen nga ai që pak e mendonin se do ta shihni në fushë e jo më duke shënuar, Camavinga. Francezi do të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 72’.

Kur sfida po i afrohej fundit dhe lojtarët shpenzuan thuajse të gjitha energjitë, erdhi momenti i “Vini show” i cili ndalohet vetëm me faull brenda zonës duke fituar penallti në minutën e 87. Përsipër për ta ekzekutuar e merr Benzema i cili kërkon het-trikun dhe e realizon, duke çuar shifrat përfundimtare në 5-2.

Me këtë fitore Reali mban vendin e parë me pikë të barabarta me Valencian dhe Atleticon e Madridin./albeu.com/


Shtuar 12.09.2021 22:56