Real Madridi po punon pa u lodhur në planifikimin e sezonit të ardhshëm dhe përveç objektivit të madh, Kylian Mbappé, të cilin mund ta nënshkruante falas në verë, ka edhe një objektiv tjetër me kosto zero, Antonio Rüdiger.
Qendërmbrojtësi i Chelseat nuk ka arritur ende një marrëveshje për të vazhduar kontratën e tij me “Blutë” dhe për momentin, i vetmi propozim që i intereson do të ishte ai i klubit Chamartín, i cili mund të mbyllë marrëveshjen këtë janar për ta shpallur disa muaj më pas mbërritjen e tij të lirë në Bernabeu.
Ashtu siç u bë vitin e kaluar me Alaba-n, e cila u mbyll në janar, por u njoftua vetëm pak më vonë, Real Madrid planifikon një tjetër goditje në merkato dhe me pak shpenzime do të shtonte një nga qendrat më të mira në skenën e futbollit aktual. /albeu.com