Në derbin e djeshëm midis Milan-it dhe Inter-it ndodhi një episod i veçantë.
Interi fitoi një penallti në minutat e para të lojës dhe Lautaro Martinez ia dorëzoi topin ish-lojtarit të Milan-it, Hakan Calhanoglu. Argjentinasi ftoi shokun e tij të ekipit për të goditur penalltinë.
Para se Calhanoglu të godiste penalltinë, ai po fërshellehej nga tifozat milanistë dhe po prsite ofendime të ndryshme për ta shpërqëndruar turkun. Ai u tregua i qetë dhe shënoi me anë të penalltisë.
Më pas ai u drejtua nga tifozët e Milan-it duke festuar golin përballë atyre , duke i provokuar e duke i kthyer ofendimet e fërshëllimat ndaj tyre. Kjo gjë nuk u prit mirë nga tifozët por edhe nga lojtari i Milan-it , Florenzi.
Ky i fundit u drejtua brënda në fushën e lojës duke kritikuar mesfushorin e Inter-it./h.ll/albeu.com
ho vibrato quando è entrato in campo imbruttendolo pic.twitter.com/YsEbUk26yv
— Florenzi Hub (@spizzistan) November 8, 2021