Prokuroria nis verifikimet për Armand Duka, mbi të hidhen akuza korrupsioni

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

Institucioni përkatës ka nisur hetimet pas referimit të bërë nga Policia e Shtetit dhe mbi të hidhen akuzat “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Ditën e djeshme ishte Bashkia e Tiranës e cila njoftoi se do të kërkojë një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për “shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armando Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit”.

Fondet e FIFA dhe UEFA shkojnë në ndihmë të klubeve te futbollit në kampionatin tonë por këto fonde nuk kanë qarkulluar nga kreu i FSHF-së.

Prokuroria e Tiranës është në fazën fillestare të hetimit ku po kryen procedurat përkatëse dhe gjithashtu Krimi Ekonomik po bene hetimet e saj./ h.ll/albeu.com

Shtuar 24.01.2022 10:57