“Prisnin me padurim të na shihnin të rrëzuar”, Rodrigo de Paul shpërthen pas finales

Rodrigo de Paul, mesfushori i kombëtares argjentinase që nga shumëkush cilësohet si “truproja e Messit” si në fushë, ashtu edhe jashtë saj, reagoi në rrjetet sociale pas humbjes kundër Spanjës në finalen e Kupës së Botës.

Futbollisti u shpreh ashpër ndaj personave që, sipas tij, gjatë gjithë turneut ngritën dhe shpërndanë “teori konspiracioni të pabaza” kundër Argjentinës.

Të lidhura

None found

De Paul shkroi fillimisht se dhimbja më e madhe lidhej me pamundësinë për ta rikthyer trofeun në vendin e tyre, pasi, nëse dikush e meritonte ta përjetonte sërish atë ndjesi, ishin tifozët argjentinas.

Ai shtoi se, me kalimin e orëve, bëhej gjithnjë e më e qartë se lidhja e publikut me këtë skuadër ishte shumë më e thellë se vetë trofeu. Mesfushori theksoi se pikërisht pas kësaj ndjenje dëshironte të mbahej fort për ta kapërcyer këtë moment.

Sipas De Paul, humbja ishte pritur me padurim nga shumë njerëz, të cilët kishin përhapur teori të pabazuara konspirative gjatë gjithë Kupës së Botës vetëm për të zbutur dhimbjen e tyre, pasi nuk mund ta përjetonin atë që kishin përjetuar argjentinasit. Ai deklaroi se buzëqeshjet e tyre i shqetësonin dhe mënyra e tyre ua acaronte nervat të tjerëve, por e gjithë kjo vetëm sa dëshmoi se pasioni dhe dashuria për fanellën argjentinase mund të triumfojnë mbi gjithçka.

Në përfundim, mesfushori pranoi se kjo humbje do t’i shkaktojë dhimbje për një kohë të gjatë, por nënvizoi se sot ndihet më krenar se kurrë që është ARGJENTINAS.


matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibom