Prezantimi i CR7 te Al Nasr u ndoq nga 3 miliardë njerëz, finalja e Kupës së Botës 2022 u ndoq nga 2 miliardë

Prezantimi i Cristiano Ronaldos në Al Nasr kishte më shumë shikues se finalja e Kupës së Botës.

Sipas gazetarit Pedro Sepulveda, prezantimi i sulmuesit 37-vjeçar në Al Nasr arriti në 3 miliardë njerëz që e ndoqën ngjarjen në 40 kanale në mbarë botën.

Në të njëjtën kohë, finalja e Kupës së Botës në Katar, në të cilën u takuan kombëtaret e Argjentinës dhe Francës u ndoq nga 2 miliardë njerëz në mbarë botën. /G.D albeu.com/