Premier League, Haland e nis me dopietë sezonin e ri

Asnjë surprizë në ndeshjen hapëse të Premier League-s. Manchester City triumfoi lehtësisht 3-0 në fushën e Burnley-t, duke u dhënë një mesazh të qartë rivalëve se do t’u duhet ndoshta një mrekulli që ta zbresin ga froni i kampionit.

Sezon i ri, zakon i vjetër për Erling Haaland. Gjiganti suedez realizoi dygolësh brenda pjesës së parë, due u shfaqur me instiktin e vrasësit brenda zonës. Një sulmues pa limite, që në këtë sezon të dytë me City-n mund të thyejë të tjera rekorde.

Golin e tretë për skuadrën e Guardiolës e realizoi Rodri në pjesën e dytë.

E vetmja nuancë negative në këtë mbrëmje për City-n ishte dëmtimi i De Bruyne, që la fushën që në pjesë ne parë.

Kampionët në fuqi të Premier League-s tregojnë “dhëmbët” që në minutat e para të sfidës hapëse  të këtij sezoni. Në përballjen me Burney-n, të “Turf Moor”, Erling Haaland realizon golin e parë të sezonit të ri të elitës së futbollit anglez.

Gjigantit norvegjez shfrytëzoi më së miri një asist të Rodrit, duke e dërguar lehtësisht topin në rrjetë, 0-1.

Në të 36-tën vjen dhe goli i dytë i shënuar nga “bisha” Haaland, falë një koordinimi perfekt në zonë, 0-2.

Të vakëta dhe pa shumë fantazi përpjekjet e vendësve për t’u kthyer në lojë. Në të 75-tën vjen dhe goli i Rodrit, që shuan përfundimisht shpresa te Burnley-t për rezultat pozitiv, 0-3.


Shtuar 11.08.2023 23:23