Kush nuk u prek pas intervistët së dhënë nga Richarlison për mediat pas ndeshjes me Evertonin, ku sulmuesi la fushën i dëmtuar.
Ylli i “spurs” dukej i shkatërruar teksa qëndronte mbi paterica dhe fliste me lot në sy duke menduar se Botërori i Katarit ishte një “mision i pamundur”.
Megjithatë tanimë duket se frika i ka lënë vend shpresës dhe është tekniku Conte ai që thekson se Richarlison nuk rrezikon pjesëmarrjen në Botëror, që do të jetë i pari për të.
“Mund ta konfirmoj me siguri se Richarlison nuk rrezikon Botërorin. Për fat të mirë dëmtimi nuk është aq serioz sa mendohej dhe jam shumë i lumtur për Richarlison”, theksoi Conte./albeu.com