Prapaskena, Mbape do “kokën” e Deshamps dhe vendos pasardhësin

Kilian Mbape po mendon ti shkojë deri në fund rrugën e nisur pak ditë më parë kur mësoi se nuk ishte pjesë e Francës për ndeshjet me Izraelin dhe Italinë.

Komisari teknik i Francës bëri me dije se mungesa e sulmuesit ishte një vendim i marrë prej tij dhe ky qëndrim i tij nuk është pritur mirë nga Mbape.

Sulmuesi po mendon që të vendosi veton dhe të mos kthehet më në Kombëtare për sa kohë trajner do të jetë Didi Deshamp.

Gazetari i njohur francez Romain Molina ka bërë me dije se Mbape i ka kërkuar krerëve të Federatës Franceze të Futbollit që të largojnë trajnerin aktual pasi mendon se skemat e tij nuk i vijnë më në ndihmë ekipit.

Sipas gazetarit në të njëtën gjatësi vale janë edhe disa lojtarë të tjerë të Francës, të cilët për momentin nuk duan që të ekspozohen.

Mësohet se Mbape ka gjetur edhe pasardhësin e Deshamps, i cili në rast shkarkimi do të zëvendësohej nga Zinedin Zidan.


Shtuar 10.11.2024 16:49