Eurodeputetja Ilaria Salis ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe gjatë fundjavës do t’u bashkohet protestave që po zhvillohen në kryeqytet për Zvërnecin.
Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë të ditur se do të zhvillojë edhe takime me aktivistët që janë pjesë e kësaj proteste.
Të lidhura
None found
“Sapo kam mbërritur në Tiranë, Shqipëri. Këtë fundjavë do të jem këtu për të marrë pjesë në manifestime dhe për të takuar njerëz dhe aktivistë që po i japin jetë kësaj lëvizjeje të jashtëzakonshme popullore”, shkruan Salis në rrjetet sociale, duke e shoqëruar mesazhin me një flamingo, simbol i protestave që po mbahen në Tiranë.
