Pas grumbullimit para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Kjo është protesta e 27 që zhvillohet kundër kryeministrit Edi Rama.
Pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Sipas tyre, nuk mjafton vetëm largimi i qeverisë aktuale, por nevojitet edhe ndryshimi i asaj që e quajnë “kastën e vjetër politike”, si edhe reformimi i establishmentit që ka dominuar jetën politike të vendit prej 36 vitesh.
Të lidhura
None found
Çdo mbrëmje protestat zhvillohen me të njëjtin itinerar: qytetarët mblidhen fillimisht përpara godinës së Kryeministrisë dhe më pas marshojnë në akset kryesore të kryeqytetit, duke shprehur pakënaqësinë përmes pankartave, thirrjeve dhe fjalimeve publike.
