Portugalia fiton 3-0 kundër Turqisë dhe siguron kualifikimin

Misioni i përmbushur për Portugalinë në fazën e parë të Euro 2024. Në ditën e dytë të Grupit F, skuadra e Martinez mundi 3-0 Turqinë dhe u kualifikua për në fazën e 16-she si e para në grup me një ndeshje ende për të luajtur.

Në Ëestfalenstadion në pjesën e parë, Bernardo Silva (21′) prishi ekuilibrat me një gjuajtje të saktë me të majtën. Më pas portugezët dyfishuan epërsinë falë autogolit të bujshëm të Akaydin (28′).

Të lidhura

None found

Në pjesën e dytë, Bruno Fernandes (56′) kompletoi tripletën që mbylli përfundimisht ndeshjen me asistimin e Ronaldos.

Portugalia kalon me sukses pengesën Turqi dhe tashmë po mendon për fazën e 16-shes. Për skuadrën e drejtuar nga Montella, tani llogaritë bëhen për ndeshjen me Republikën Çeke.


Shtuar 22.06.2024 20:11