Po “ngroh” stolin te Reali, Lunin i lumtur: Një ndeshje me Realin është më e vlefshme se 10 me klubet e tjera

Portieri ukrainas i Real Madridit është krenar që luan nën urdhërat e Zinedine Zidane.

Lunin nuk ka luajtur asnjë ndeshje në kampionat me ekipin e parë këtë sezon, duke qenë zëvendësues i portierit Thibaut Courtois.

Megjithatë, Lunin shprehet se është krenar që është pjesë e “Galaktikëve”, ku ka treguar edhe synimet e klubit.

“Zidane me tha se si e sheh lojën, si duhet të luajë dhe pozitën time. Janë disa gjëra që kërkohen nga portierët. Ai me thotë se jam këtu sepse e meritoj të jem, se duhet të punoj fortë dhe të jem i gatshëm të luajë në çdo kohë”.

“Jam duke mësuar çdo ditë, jam duke u stërvitur me më të mirë çdo ditë. Kur të ftohem, do provojë të jap më të mirën. Një paraqitje me Real Madridin është më e vlefshme se 10 te ndonjë klub tjetër”.

“Shpresoj të bëjë shumë paraqitje në klub, të fitojë trofe dhe të jem shembull për fëmijët ukrainas. Të gjithë mund t’ia dalin të bëjnë ëndrrat realitet. jam krenar, është moment historik për shtetin dhe për mua personalisht”, deklaroi ai.

Lunin këtë edicion ka bërë vetëm një paraqitje në Kupën e Mbretit duke pësuar dy gola. /albeu.com/


Shtuar 11.05.2021 09:22