U bënë të ditura detajet e konfliktit mes Kylian Mbappe dhe kombëtares franceze për shkak të sponsorëve.
Më herët u raportua se sulmuesi i PSG-së ka refuzuar të marrë pjesë në evente për sponsorët e kombëtares franceze, pasi nuk i pëlqen disa marka. U sqarua se një nga markat që nuk i përshtaten Mbappes është Coca-Cola .
Sipas Le Parisien, 23-vjeçari nuk dëshiron të reklamojë kompani bastesh dhe ushqime të shpejta. Në rastin e ekipit kombëtar, kjo vlen për Betclic, dhe pijet Coca-Cola.
Mbappe nuk dëshiron të lidhet me produkte që mund të çojnë në obezitet dhe i konsideron të rrezikshme, veçanërisht për tifozët e rinj. /albeu.com/