Pep Guardiola hodhi poshtë krahasimet midis Karim Benzemas dhe Lionel Messit kur u pyet nëse superylli i Real Madridit ishte në nivelin e argjentinasit.
Një gazetar e pyeti trajnerin e Manchester City për sulmuesin francez rreth formës së tij mbresëlënëse.
Ai e quajti francezin ‘fantastik’, por refuzoi ta fuste në të njëjtin grup me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.
Ai tha për Marcan: “Benzema është i jashtëzakonshëm, fantastik”.
“Por, që nga koha ime në Barcelonë, ka pasur 20 lojtarë që kanë dalë në skenë dhe njerëzit kanë pyetur nëse mund ta krahasojmë atë me [Leo] Messin”.
Benzema ka vazhduar formën e tij ultra-produktive në sezonin e ri, duke shënuar 14 gola në 15 ndeshje – duke përfshirë 10 gola në La Liga.
Ai po konkurron me Messin për Topin e Artë këtë vit pasi ka shijuar një edicion të shkëlqyer.
Për shanset e tij për të fituar çmimin individual për herë të parë në karrierën e tij, 33-vjeçari tha: “Topi i Artë? Do të shohim se çfarë do të ndodhë… por unë shpresoj se po”.
“Jam i lumtur që jam përfshirë, luaj dhe shënoj në ndeshje. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj se kjo mund të vazhdojë”.
“Në çdo rast, Kupa e Botës duhet të jetë një nga objektivat tona duke pasur parasysh ekipin që kemi”.
“Duhet të përgatitemi mirë për të arritur objektivat tona dhe Kupa e Botës është një prej tyre, sigurisht”, ka shtuar më tej Benzema.