Altin Krasniqi zbulon mesazhet e të atit gjatë takimeve në Hagë

Më pak se 15 orë para se Gjykata Speciale të shpallë aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, deklaroi se këto janë momente me peshë të jashtëzakonshme.

Të lidhura

None found

Ai shprehu bindjen se UÇK-ja ka zhvilluar një luftë të drejtë dhe të pastër, ndërsa drejtuesit e saj kanë luftuar për dinjitetin e popullit shqiptar.

Duke folur për vizitat në Hagë, Altin Krasniqi tha se i ati, Jakup Krasniqi, në çdo takim u ka dhënë forcë dhe kurajë. Sipas tij, Jakup Krasniqi ka theksuar se jo vetëm lufta e tij, por edhe ajo e çdo ushtari dhe e secilit që po gjykohet, ka qenë në shërbim të lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve.

“Në çdo takim me babanë, ai na ka motivuar dhe na ka dhënë kurajë. Na ka thënë se lufta e UÇK-së, jo vetëm e tij, por e çdo ushtari dhe e secilit që po gjykohet këtu, ka qenë e drejtë dhe është bërë për dinjitetin e për lirinë e popullit shqiptar. UÇK-ja ka zhvilluar luftë të pastër dhe asnjë vendim nuk mund ta zhbëjë krenarinë që ky popull ndien për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Krasniqi për KosovaPress.

Ai tregoi gjithashtu se e ka ëndërruar lirimin e të atit dhe se familja ndien dhimbje për qëndrimin e tij në paraburgim. Megjithatë, sipas Altin Krasniqit, dhimbja do të ishte shumë më e madhe nëse Jakup Krasniqi nuk do të kishte qenë pjesëtar i UÇK-së.

“Sigurisht që e kam ëndërruar lirimin e tij dhe jam jashtëzakonisht krenar për rrugën që ka zgjedhur babai im. Është normale të ndiej dhimbje, por dhimbja më e madhe për mua do të ishte sikur ai të mos kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e procesit të shtetndërtimit të Kosovës. Për këtë arsye jam krenar dhe, pavarësisht vendimit që do të merret sot, ai dhe shokët e tij do të mbeten heronjtë e Kosovës dhe krenaria jonë”, u shpreh ai.

Krasniqi bëri të ditur se familja dhe pjesëtarët e ekipit mbrojtës do ta apelojnë çdo vendim që nuk është në favor të ish-krerëve të UÇK-së. Nëse aktgjykimi nuk do të jetë pozitiv, ai kërkoi që situata të përballohet me qetësi dhe maturi.

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar, sepse kjo çështje shkon përtej politikës. Si popull, në këto momente duhet t’i lëmë mënjanë ndasitë dhe të bëhemi bashkë, pasi vetëm kështu mund të ecim përpara, ta zhvillojmë vendin dhe të ndërtojmë një shtet demokratik që përparon. Familja jonë dhe pjesa e ekipit mbrojtës do ta apelojnë çdo vendim të padrejtë. Mendoj se gjithçka duhet pritur me qetësi e maturi dhe duhet parë se çfarë do të ndodhë nesër. Nuk ka prova apo dëshmi që e inkriminojnë luftën e UÇK-së, ndaj çdo vendim tjetër përveç pafajësisë së tyre do të ishte politik dhe i padrejtë”, tha Krasniqi.

Seanca për shpalljen e vendimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit do të fillojë nesër në orën 10:00.


Shtuar 15.09.2026 20:04

sultanbeyli escortparla iptvcratosroyalbetjojobetromabetcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisroyalbetgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişsahabetligobetcasinofaststarzbetjojobetroketbet girişslot siteleriholiganbetJojobetonwinMarsbahissupertotobetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibomgooglezbahis