34-vjeçarja akuzoi dajën e saj për rrëmbim dhe pë*dhunim, deputetja Zegjine Caushi: Të veprojnë organet ligjzbatuese

Deputetja socialiste Zegjine Caushi ka reaguar pas publikimit të denoncimit të një 34-vjeçareje, e cila pretendon se është dhunuar dhe përdhunuar nga daja i ligjvënëses.

Përmes një deklarate të gjatë në rrjetet sociale, Caushi ka shpjeguar raportet që ka me dajën e saj, Bledar Bakaj, si dhe me bashkëjetuesen e tij, Merita Gremaj. Ajo ka theksuar se për rastin ka mësuar vetëm nga mediat, ashtu si pjesa tjetër e publikut.

Të lidhura

None found

Sipas deputetes, familja nga ana e nënës së saj ka 11 fëmijë. Duke qenë se secili ka krijuar familjen dhe jetën e vet, kontaktet mes tyre nuk janë të pandërprera.

Caushi ka treguar se në fillim të qershorit, pasi kishte përfunduar një takim në atë zonë, kaloi rastësisht pranë shtëpisë së dajës. Në oborr ndodheshin rreth 10-15 të afërm dhe fqinjë, ndërsa aty ishte edhe Merita Gremaj, e cila iu prezantua si bashkëjetuesja e Bledar Bakajt.

Në reagimin e saj, deputetja deklaron se ngjarja në fshatin Suk 2 është bërë publike nga mediat më 14.09.2026 dhe 15.09.2026, ndaj ajo dëshiron të sqarojë opinionin publik mbi informacionet e raportuara deri tani.

Ajo shpjegon se nëna e saj vjen nga një familje me 11 fëmijë, përkatësisht 9 motra dhe 2 vëllezër. Të gjithë kanë angazhimet, familjet dhe jetët e tyre, çka bën që komunikimi mes tyre të mos jetë i vazhdueshëm.

Takimi me vëllanë e nënës, Bledar Bakaj, dhe me Merita Gremajn, sipas saj, ndodhi krejt rastësisht në fillim të muajit qershor, pas një takimi që deputetja kishte zhvilluar në atë zonë. Teksa kaloi pranë banesës, ajo pa në oborr rreth 10-15 persona, mes të cilëve të afërm dhe fqinjë.

Në atë grumbullim ndodhej gjithashtu një kushëri i saj, i cili kishte lidhje të afërt farefisnore me Merita Gremajn nga fisi i babait të kësaj të fundit.

Caushi thotë se, sapo hyri në oborr, takoi Meritën, e cila u prezantua si partnerja bashkëjetuese e Bledarit. Deputetja i uroi për lidhjen, njësoj si fqinjët e pranishëm, ndërsa më pas ajo dhe kushëriri e pyetën: “E keni ndarë mendjen? Do martoheni?”

Sipas deklaratës, Merita Gremaj u përgjigj: “Po po, i kam marrë parasysh kushtet në të cilat Bledari jeton, edhe pse babai s’e ka me qejf…”

Pas kësaj përgjigjeje, Caushi thotë se i është drejtuar me fjalët “Se mos na hapni probleme”, duke iu referuar mungesës së pëlqimit nga babai. Biseda vijoi me të qeshura dhe urime nga personat që ndodheshin aty.

Deputetja sqaron se qëndroi afërsisht 10 minuta dhe më pas u largua për shkak të angazhimeve, ndërsa personat e tjerë vazhduan të qëndronin në oborr.

Disa ditë më vonë, ajo pa në rrjetet sociale fotografi të Bledar Bakajt dhe Merita Gremajt së bashku, ku shfaqeshin të buzëqeshur dhe mbanin lule në duar.

Caushi nënvizon se këto janë të vetmet të dhëna që ka pasur dhe vazhdon të ketë për marrëdhënien e tyre. Për ngjarjen e denoncuar, ajo përsërit se është vënë në dijeni nga raportimet mediatike, njësoj si opinioni publik.

Deputetja shprehet prerazi se dënon fuqishëm çdo lloj dhune, pa marrë parasysh se kush e ka ushtruar atë.

Njëkohësisht, ajo vlerëson se rasti duhet trajtuar me kujdes dhe seriozitet edhe në aspektin psikologjik për të dy personat, në mënyrë që të gjendet zgjidhja e duhur dhe të shmanget çdo përshkallëzim i mëtejshëm.

Për të gjitha çështjet e tjera, Caushi kërkon që organet ligjzbatuese të kryejnë detyrën e tyre.


sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahissupertotobetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibomgooglezbahis