Pep Guardiola thirret në gjyq, tekniku spanjoll flet mbi çështjen e Benjamin Mendy

Pep Guardiola tha në gjyqin e Benjamin Mendy ku futbollisti akuzohet për disa përdhunime.

Spanjolli u tha juristëve se ai nuk është i lumtur për festat e tij private që francezi zhvillonte në rezidencën e tij.

Futbollisti 28-vjeçar është akuzuar si një “grabitqar” që e ktheu në lojë ndjekjen e femrave për të kryer marrëdhënie. Guardiola i tha gjyqtarëve se Mendy është një djal shumë i mirë .

“Është e vështirë të gjesh një person në dhomat e zhveshjes që flet keq për Mendy. Unë i kontrolloj lojtarët e mi kur jemi bashkë në seancat stërvitore. Në jetën e tyre private, nuk e di se çfarë bëjnë ata. Unë nuk i ndjek lojtarët në rrjetet sociale, kështu që nuk e di se çfarë po bëjnë ata jashtë kontrollit tim në seancat stërvitore dhe në ndeshje. Unë nuk jam babai i tij.

Ai është një djalë shumë i mirë, ai gjithmonë është përpjekur të argëtohet dhe të bëjë shaka me shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes apo seancat stërvitore”, është shprehur Guardiola për Benjamin Mendy./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.11.2022 10:47