Pedri parashikon dy skuadrat që do të takohen në finalen e Champions Ligës

Mesfushori i Barcelonës, Pedri është i bindur se ekipi i tij mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Liga e Kampionëve ka hyrë në fazat e nxehta, pasi nga java e ardhshme fillojnë ndeshjet çerekfinale.

Megjithatë, ylli i Barcelonës, Pedri është i bindur se ekipi i tij mund ta fitojë trofeun dhe në finale pritet të takohet me Manchester Cityn.

“Ne jemi Barca, është e komplikuar, por sigurisht, ne mund të fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Pedri në bisedën e tij në The Residency.

“Finalja e Ligës së Kampionëve? Mendoj se do të jetë mes Barca-Man City, edhe pse një Barca-Real Madrid nuk do të ishte keq”, përfundoi ylli i Barcelonës.

Barcelona ka dy pengesa masive për të ecur përpara se të mendojë për një finale të mundshme me Cityn.

Së pari, ata duhet të mundin PSG-në në çerekfinale para një gjysmëfinale kundër Dortmundit ose Atletico Madridit. /Telegrafi/


Shtuar 2.04.2024 16:50