Pas një lajmi të mirë nuk harron të vijë i keqi për Juventusin, dëmtohet titullari

Infermieria e Juventusit sapo kishte filluar të lirohej, teksa vetëm 2 lojtarë ishin të dëmtuar, Dybala dhe Demiral. Pas ndeshjes me Cagliarin të cilën “zonja e vjetër” e fitoi më rezultatin e pastër, 1-3, skuadra njofton dëmtimin e AlexSandros.

Braziliani la fushën pas vetëm 30 minutash lojë pasi ndjeu tërheqje në muskulin e këmbës.

Ndërkohë, sot pritet të jetë një ditë e rëndësishme, pasi pritet një test force për Paulo Dybalën, nga përgjigja e të cilit mund të mësohet data e rikthimit në fushë të numrit 10 bardhezi./albeu.com/


Shtuar 15.03.2021 11:42