Partizani në një ditë e orë me Vllazninë, FSHF ndryshon mendje për Superioren

Ndryshim i momentit të fundit. FSHF ka vendosur që Partizani të luajë kundër Apolonisë të hënën dhe jo të dielën, siç ishte programuar fillimisht.

Skuadra e Ilir Dajës do të luajë njëkohësisht me rivalët, Vllazninë e Teutën që përballen mes tyre në stadiumin “Loro Boriçi”, prej orës 18:00.

Po të hënën, në orën 15:00, luhet derbi i veriut mes Laçit dhe Kukësit. Të dielën do zhvillohen dy duelet e tjera.

Tirana përballet me Bylisin në transfertë, kurse Kastrioti pret Skënderbeun. Këto sfida luhen prej orës 16:00 dhe transmetohen si zakonisht në Supersport. / abcnews.al

Kategoria Superiore – Java 31

E diel, më 2 maj 2021
Ora 16:00 | Bylisi-Tirana
Ora 16:00 | Kastrioti-Skënderbeu

E hënë, më 3 maj 2021
Ora 15:00 | Laçi-Kukësi
Ora 18:00 | Partizani-Apolonia
Ora 18:00 | Vllaznia-Teuta


Shtuar 30.04.2021 12:31