Filipçe: Rritja nën 3% nuk u mjafton pensionistëve për të përballuar muajin

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi pas takimit me pensionistët në komunën e Karposhit se rritja e pensioneve me rreth 3% nuk garanton mbijetesën mujore dhe një jetë dinjitoze për këtë kategori.

Të lidhura

None found

Sipas tij, rritja e çmimeve dhe e kostove të jetesës ka dëmtuar ndjeshëm standardin e pensionistëve, ndërsa qeveria, siç u shpreh Filipçe, nuk ka ndërmarrë masa për t’i mbështetur ata.

“Duke pasur parasysh shtrenjtimin e përgjithshëm dhe rritjen e madhe të çmimeve të karburanteve, pensionistët nuk mund ta ndiejnë realisht këtë rritje. Një shtesë prej më pak se 3% nuk mjafton për të përballuar muajin përballë rritjes së madhe të çmimeve. Pas goditjes së fortë që ka pësuar standardi i jetesës muajt e fundit, ata kanë nevojë vërtet për më shumë mbështetje”, tha Filipçe.

Ai nënvizoi se problemet e pensionistëve shkojnë përtej masës së pensioneve, pasi lidhen edhe me gjendjen e përgjithshme të vendit dhe me politikat qeveritare që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre.

“Si kategoria më e moshuar e qytetarëve, ata shqetësohen edhe për zhvillimet e tjera në vend. I shqetëson rrezikimi i rrugës evropiane, borxhet e mëdha të vendit, si dhe politikat e këqija që prekin standardin e jetesës, ekonominë dhe financat. Ata e dinë se fëmijët e tyre po përballen me vështirësi dhe jetojnë keq, ndërsa shqetësohen edhe sepse shumë prej tyre po detyrohen të kërkojnë një rrugëdalje dhe shpëtim jashtë vendit”, u shpreh Filipçe.


Shtuar më 29.09.2026 16:04

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobet girişjojobet girişpusulabetpusulabet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobetbahsegel