Partizani dorëzohet përballë Iberias

Nuk ka përmbysje në “Elbasan Arena”, Partizani i thotë lamtumirë Ligës së Konferencës duke u dorëzuar përballë gjeorgjianëve të Iberia 1999, që falë triumfit 2-0 në ndeshjen e parë, fiton të drejtën për të vazhduar në turin e tretë të kompeticionit.

Përpjekje të shumta të skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi, volum lojë, mundësi të krijuara, por në asnjë rast nuk ka mundur të konkretizojë si duhet.

Një 0-0 në 90 minuta që nuk jep shpresë, Partizani ndalet në turin e dytë të këtij kompeticioni.


Shtuar 1.08.2024 22:45