Pas përfundimit të “Orës së Pritjes”, e organizuar për herë të fundit pranë Gjykatës Speciale në Hagë, qytetarët janë larguar gradualisht nga zona, ndërsa rikthimi i tyre pritet të bëhet nesër në mëngjes.
Të lidhura
None found
Organizatorët e “Liria ka Emër” njoftuan se policia holandeze u ka kërkuar që personave që lëvizin nëpër qytet me flamuj ose shtiza t’u merren këto sende.
Verdikti i shkallës së parë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, pritet të shpallet nesër në orën 10:00.
Seanca e së mërkurës konsiderohet një prej pikave më të rëndësishme të procesit gjyqësor në Hagë. Në këtë rast, mbështetës dhe qytetarë pritet të mblidhen përsëri pranë Gjykatës Speciale.
