Parisi në këmbë për Leo Messin, në dyqane i vënë edhe fanellat me PSG-në (FOTO LAJM)

Të gjithë janë të sigurt që Leo Messi do të zbarkojë në Paris sot dhe më pas të nënshkruajë me PSG-në. Ylli argjentinas e ka pranuar se francezët janë një opsion për të.

Në fakt ata janë ndër klubet e pakta që mund ta përballojnë financiarisht një lojtar si Messi, i cili është një legjendë te Barcelona.

Në kryeqytetin francez kanë shpalosur nëpër dyqane rrobash edhe fanellën e Messit me PSG-në, duke i zgjedhur edhe numrin 19.

Dhjeta te PSG është e Neymar dhe me logjikë ata kanë zgjedhur numrin e dytë që mbante te Barcelona.

Veç dyqaneve që shkruajnë mirë se vjen Messi, edhe “L’Equipe” nuk ka mbetur prapa dhe ia ka uruar mirëseardhjen në kopertinën e ditës së sotme.


Shtuar 9.08.2021 14:06