Situata alarmante në Kukës! Zjarri rrezikon fshatin, 100 ushtarë nga Kosova pritet të shtohen “luftës”

Situata e zjarrëve në Kukës është shumë serioze. Në këto momente, vazhdon operacioni për shurjen e flakëve nga toka dhe ajri të cilat po rrezikojnë lagjen Leproj në fshatin Shemri të Njësisë Administrative Malzi.

Gjithashtu mësohet se pritet ndihmë me 100 ushtarë dhe zjarrëfikëses edhe nga Kosova, me kërkesë të kryetarit të bashkisë Kukës Safet Gjici.

Situata aktuale ne Vatrat e zjarrit dhe gjatësia e vijës qe pershkohet nga zjarri është afërsisht 5 Km dhe me ketë ritem rrezikohet lagjia Leproj ne fshatin Shemri te Njesise Administrative Malzi.

Janë marrë masat e evauukimit te banorëve bashkë me bagetitë në raste se arrin zjarri në lagje.  /albeu.com/

 

 


Shtuar 9.08.2021 14:16