Papa Francesku në një intervistë të dhënë për mediat italiane, ka zbuluar së fundmi se cilin prej dy legjendave të vendit të tij, Argjentinës, Mesin apo Maradonën, preferon më shumë.
Por ai i surprizoi të gjithë kur tha që asnjërin dhe se i preferuari i tij është legjenda e Brazilit, Pele.
“Midis Maradonës dhe Mesit, kë preferoj? Do të them të tretin, Pele. Maradona ishte i mrekullueshëm si lojtar, por si njeri ai dështoi, ai rrëshqiti mes atyre që e lavdëruan dhe nuk e ndihmuan, djaloshi i gjorë.
Mesi është shumë korrekt, zotëri, por unë preferoj Pelen, një njeri me zemër, ai ishte shumë humanitar. Megjithatë ata të tre mbeten të mëdhenj”, deklaroi Papa Françesku./albeu.com