Rama rikthehet në Theth një vit pas shembjeve: Ndërtimet pa leje pushtuan lëndinën pranë Kishës, simbolin e njohur botërisht

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të martë në Theth, ku u prezantoi banorëve të zonës “Paketën e Maleve”.

Gjatë vizitës, kreu i qeverisë foli edhe për ndërhyrjen e zhvilluar një vit më parë, kur u shembën banesa dhe biznese me argumentin se ndodheshin brenda zonës së mbrojtur dhe e cenonin atë.

Të lidhura

None found

Rama e mbrojti aksionin, duke deklaruar se ndërtimet e paligjshme në fshatin malor u shtuan menjëherë pas vizitës që ai zhvilloi përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar. Sipas tij, objektet pa leje prekën edhe zemrën e Thethit: Kishën dhe lëndinën e gjelbër në qendër të fshatit, të cilat ai i cilësoi si një “kartolinë botërore”.

Edi Rama tha se qeveria i kishte qëndruar pikë për pikë zotimit për legalizimin e ndërtimeve ekzistuese. Megjithatë, sipas tij, pas vizitës së tij nisi me vrull ndërtimtaria pa leje, sikur të ishte dhënë miratimi që çdokush të ndërtonte.

Kryeministri deklaroi se ishte goditur vetë zemra e Thethit dhe imazhi me të cilin zona njihet në mbarë botën. Ai theksoi se, nëse emri i Thethit kërkohet në Google në gjuhë të ndryshme, pamja e parë që shfaqet është ajo e Kishës me lëndinën e gjelbër.

Sipas Ramës, lëndina u pushtua brenda një kohe të shkurtër nga disa shtëpi druri, ndërsa hapësira u rrethua, u mbulua me zhavorr dhe u shndërrua në një plagë në mes të Thethit. Ai ngriti pyetjen se si mund të lejoheshin ndërhyrje të tilla.

Rama e përshkroi si heroizëm real atë që banorët kishin bërë deri në momentin kur qeveria nisi t’u vinte në ndihmë. Ai tha se më parë zona nuk kishte pasur as qeveri, as rrugë, as energji elektrike dhe as komunikim për muaj të tërë, një realitet që, sipas tij, vetë banorët e njihnin më mirë.

Kreu i qeverisë kujtoi se personat që qëndronin në Theth gjatë dimrit nuk kishin mundësi as të largoheshin dhe as të prisnin dikë, veçanërisht në rast të një fatkeqësie të madhe familjare apo sëmundjeje.

Ai shtoi se synimi i qeverisë ishte kalimi i zhvillimit të zonës në një nivel tjetër dhe rritja e cilësisë përmes një sistemi të rregullt, lejeve dhe projekteve cilësore, në vend të ndërtimeve të pakontrolluara. Rama përmendi si shembull punën që po zhvillohet me 11 aplikantët, si edhe me persona të tjerë të interesuar, të cilët kanë angazhuar arkitektë.


matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişgrandpashabetgrandpashabetganobet