Një çiklist ka humbur jetën në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën lokale Koçan – Diga Gratçe, njoftoi MPB.
Të lidhura
None found
Rasti është raportuar në SPB Koçan më 20.07.2026, rreth orës 15:30. Në aksident janë përfshirë një automjet “Skoda” me targa të Koçanit, që drejtohej nga I.B. (51) nga Koçani, dhe një biçikletë e drejtuar nga D.Gj. (65), po ashtu nga Koçani.
Çiklisti ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra, ndërsa vdekja është konstatuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë në Koçan.
Trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me urdhër të prokurorit publik.
Këqyrjen në vendin e aksidentit e kanë kryer prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB Koçan, bëri të ditur MPB./Telegrafi/
