Kërcënimi pas denoncimit për lumin Shkumbin, Osman Stafa: Dy të shoqëruarit nga policia nuk ishin personat që më ndoqën, do ta çoj çështjen deri në fund

Gazetari Osman Stafa, i ftuar në programin e drekës në News 24, ka rrëfyer kërcënimin me të cilin u përball pak ditë më parë, pasi denoncoi se një kompani po merrte inerte nga lumi Shkumbin për ndërtimin e rrugës, duke shkaktuar ndotjen e tij.

Stafa tregoi se kishte udhëtuar drejt Hotolishtit, në Librazhd, për të kontrolluar në terren denoncimet e qytetarëve dhe për t’i dokumentuar ato me pamje filmike. Sipas tij, pasi përfundoi filmimet dhe u nis drejt Elbasanit, një automjet me dy persona brenda filloi ta ndiqte.

Të lidhura

None found

Ai tha se kishte marrë raportime për atë që e cilësoi si masakër ndaj lumit Shkumbin, ku po nxirren materiale inerte për ndërtimin e rrugës. Gazetari kujtoi se e njëjta rrugë ishte ndërtuar edhe në vitin 2001 nga një kompani nga RMV, pa u prekur malet dhe kodrat, ndërsa ngriti pyetjen se përse kjo po ndodh tani.

Sipas Stafës, inertet po merren në mënyrë të parregullt sepse kompania nuk dëshiron të shpenzojë para dhe ka zgjedhur zgjidhjen më të lehtë. Ai u shpreh se banorët duhet të kuptojnë përmasat e katastrofës, duke shtuar se ndërgjegjësimi i tyre ka nisur dhe se qytetarët i kanë dërguar edhe video.

Gazetari deklaroi se rreth 100 metra larg rrugës është ulur mali. Pas filmimeve në Hotolisht, ai kishte vazhduar udhëtimin për në Elbasan, duke ndjekur gjurmën e rrugës dhe zonat ku kompanitë hedhin inertet, me qëllim verifikimin e situatës. Sipas tij, çdo material që merret përfundon në lumin Shkumbin.

Në afërsi të hotel “Ballkanit”, Stafa tha se pa një kamion duke marrë inerte dhe tentoi të regjistronte momentin kur ekskavatori kryente procesin e nxjerrjes. Këto pamje, sipas tij, janë dorëzuar edhe si pjesë e kallëzimit penal.

Vetëm pak sekonda më vonë, një makinë u drejtua nga ai. Gazetari tha se automjeti kishte qëndruar më herët rreth 150-200 metra larg, në një pozicion nga ku personat brenda mund të vëzhgonin veprimet e tij.

Pasi panë se çfarë po bënte dhe dalluan logon e televizionit, personat në automjet u vunë pas tij. Makina vazhdoi ta ndiqte edhe gjatë rrugës për në Elbasan, duke i bërë sinjale me drita dhe duke iu afruar tej mase.

Stafa tregoi se uli shpejtësinë për t’u krijuar mundësi ta parakalonin, por automjeti kaloi dhe u pozicionua përpara makinës së tij. Ai theksoi se ngjarja është parë edhe nga dëshmitarë, ndërsa gjatë intervistës lexoi mesazhet e tyre.

Kur makina tjetër ndaloi, edhe gazetari ndaloi dhe më pas lëvizi mbrapsht. Ai tha se pa dy persona dhe se ndjekja vazhdoi derisa arriti ta humbiste automjetin. Menjëherë pas kësaj, Stafa njoftoi Policinë e Shtetit se po ndiqej nga një makinë.

Në komisariat, ai mësoi se kujt i përkiste automjeti. Policia shoqëroi dy persona, por gazetari këmbënguli se ata nuk ishin njerëzit që kishte parë gjatë ndjekjes, duke theksuar se mes tyre nuk ndodhej personi i bëshëm që kishte dalluar.

Sipas Stafës, kompania kishte futur në këtë çështje dy personat e shoqëruar, të cilët, siç deklaroi ai, nuk ishin autorët e këtij “akti mafioz”. Nga ana tjetër, policia i kishte thënë se ata ishin gjetur në makinë. Gazetari përsëriti se personat që u paraqitën në Policinë e Elbasanit nuk ishin ata që e kishin ndjekur.

Stafa deklaroi se nuk ndihet i frikësuar dhe se do të vazhdojë ta ndjekë rastin, pasi beson te çështja dhe ka zgjedhur rrugën e luftës kundër padrejtësisë.


matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişgrandpashabetgrandpashabetganobet