Futbollisti i Real Madridit, Antonio Rudiger ka pozuar me trofeun e Ligës së Kampionëve, ndërsa mbante një orë në dorë, e cila kushton 30 herë më shumë se kupa në fjalë.
Rudiger të shtunën fitoi titullin e kampionit të Evropës me Real Madridin dhe për klubin mbretëror ishte trofeu i 15-të në histori.
Mbrojtësi gjerman ishte i mrekullueshëm gjatë gjithë sezonit dhe është një nga më meritorët për faktin se titulli i ri u festua në “Santiago Bernabeu”.
Megjithatë, fansat kanë vënë re një detaj mjaft interesant teksa Rudiger ka pozuar me trofeun e Ligë së Kampionëve në duar. Është ora e tij që është madje 30 herë më e shtrenjtë se vetë trofeu.
“Trofeu i ngathët”, siç duan ta quajnë tifozët në botën e futbollit, kushton “vetëm” 50 mijë euro, ndërsa ora në dorën e Rudiger kap një vlerë prej 1 milion e 650 mijë euro.
Është një model ore Patek Philippe Nautilus 5711/1A-018. Është prodhuar në vetëm 170 kopje dhe fillimisht është shitur me çmimin e shitjes me pakicë prej 50,000 euro.
Megjithatë, për shkak të numrit të vogël të disponueshëm në treg, çmimi i tij u ngjit në 1.65 milionë euro marramendëse.
Një nga basketbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, LeBron James, zotëron gjithashtu të njëjtën orë në koleksionin e tij të pasur.
View this post on Instagram