Kallëzim penal ndaj pesë personave dhe dy kompanive në Maqedoni për dyshime për pastrim parash

Policia Financiare ka paraqitur kallëzim penal ndaj pesë individëve dhe dy kompanive, të cilët dyshohen për pastrim parash, mashtrim, falsifikim të librave afaristë dhe shmangie tatimore.

Të lidhura

None found

Hetimi ka zbuluar se pronari i një kompanie me seli në Shkup, D.K., gjatë vitit 2022 kishte nënshkruar marrëveshje me një kompani nga Sllovenia për shitjen e binarëve hekurudhorë, me vlerë mbi 21 milionë denarë.

Për këtë marrëveshje ai kishte marrë një parapagim prej 283 mijë eurosh, por nuk i kishte dorëzuar binarët dhe nuk kishte kthyer shumën e marrë.

Sipas dyshimeve, më pas rreth 16.7 milionë denarë janë kaluar përmes një fature fiktive, e cila paraqiste blerjen e këmbëve të pulës, ndërsa shuma është transferuar në llogarinë bankare të një personi tjetër.

Autoritetet dyshojnë se paratë janë këmbyer më tej në valutë, janë tërhequr në “cash” dhe janë përdorur për blerjen e një automjeti. Po ashtu, dyshohet se janë fshehur transaksionet dhe është shmangur pagesa e rreth 1.9 milionë denarëve në tatime.


Shtuar 16.09.2026 14:18

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisvaycasinojojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel