Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur indinjatën e tij lidhur me vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila shpalli fajtorë ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në platformat sociale, Kurti e konsideroi këtë aktgjykim si një vendim të padrejtë dhe të patolerueshëm, raporton IndeksOnline.
Ai theksoi se dënimet e ashpra të shqiptuara për ish-komandantët e UÇK-së përfaqësojnë një padrejtësi të thellë dhe një goditje të rëndë me pasoja të dëmshme.
“Vendimi i sotëm i Dhomave të Specializuara hodhi poshtë akuzën kryesore të mbetur në aktakuzë, atë se UÇK-ja kishte ndërmarrë një veprim të gjerë dhe të organizuar kundër popullatës civile, duke provuar se qëllimi i këtij gjykimi nuk ishte pastërtia e luftës çlirimtare të UÇK-së”, deklaroi Kurti.
